KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E gjuan çantën dhe me vrap arratiset, dy të tjerë i arreston policia
Siguri

E gjuan çantën dhe me vrap arratiset, dy të tjerë i arreston policia

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 11:48 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësiti për Reagim të Shpejtë i Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi ata janë zënë me një sasi të substancave narkotike dhe psikotropike.

Në një njoftim për media thuhet se dje në mbrëmje, përderisa policët kanë qenë  duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me t’i vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën  dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur.

Tutje theksohet se në atë kohë afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore, në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).

“Janë thirrë hetuesit e njësitit antidrogë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik që veprojnë në Gjilan të cilët kanë filluar të merren me rastin, është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura:  0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint), një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë, kurse brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram”, thuhet në njoftim.

Policia e Koosvën bëri të ditur se janë bërë testet fushore dhe ka rezultuar pozitiv të llojit marihuanë, substanca narkotike është konfiskuar si provë materiale për gjykatë, ndërsa vetura “Golf 6” me targa vendore dhe “Skuteri” pa targa janë tërhequr nga ana e policisë në Gjilan.

Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që i dyshuari B.M, i cili është në arrati të arrestohet, gjersa i dyshuari M. H (1993) pas intervistimit të ndalohet për 48 orë dhe të iniciohet rasti sipas Nenit 267, ndërsa i dyshuari L. S. (1996) pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.

Ky rast është proceduar në Prokurorinë Themelore, departamentin për Krime të Rënda në Gjilan./Kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin

Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë

Kreshnik Llabjani 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?