Disa vetura dyshohet se është djegur në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinënë. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta shuajnë zjarrin. Në afërsi të veturës shihet se ka edhe vetura të tjera. Samed Shkodra, komandant i Zjarrfikësve për kryeqytetin, i cili nuk ishte në vend të ngjarjes, ka treguar se janë në pyetje tri vetura që janë djegur në një parking afër Qendrës Tregtare.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo shkaqet që kanë dërguar deri te ky incident.