Në qytetin e Skënderajt natën e së dielës ka ndërruar jetë një grua e cila dyshohet se ka pësuar sulm kardiak. Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa në njoftimin e Policisë ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore (IML), për obduksion.
“Viktima femër kosovare dyshohet se ka pësuar sulm kardiak dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


