Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.
Protesta nga serbët erdhi në momentin që kryetarët shqipëtar të zgjedhur nga zgjedhjen në veri tentuan të futen brenda objekteve të komunave përkatëse.
E lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas Sveçlës, bandat janë shpartalluar ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme.
‘’ Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan. Sot bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme’’, ka shkruar Sveçla.
Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe, ka shtuar ai.