KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League
Sport

Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League

KosovaNewss
KosovaNewss 22:05 -15/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

(E plotësuar 21:57) – Skuadra e Dritës ka shkruar histori sonte në Luksemburg, duke kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Ekipi nga Gjilani fituar ndaj Differdange, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2-3.

Drita e ka nisur ndeshjen kthyese shumë më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt përmes sulmuesit Arb Manaj. I njëjti lojtar ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës gjilanase.

Megjithatë, Differdange ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e njëzet e nëntë me golin e Brusco, pas një gjuajtjeje nga këndi. Fillimisht gjyqtari ka pasur dyshime për rregullsinë e golit, por pas rishikimit në VAR, ka vendosur ta njohë golin si të vlefshëm.

Në pjesën e dytë, Drita e ka menaxhuar me sukses avantazhin deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur është shkaktuar një penallti dhe skuadra vendase ia ka dalë ta kthejë në gol përmes Hadji.

Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej baras, Drita e ka gjetur edhe një herë golin në kohën shtesë përmes Tushës.

Kësisoji Drita ka arritur jo vetëm ta fitojë takimin po edhe ta sigurojë kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-2, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 1-0. Edhe në ndeshjen e parë golin për Dritën e kishte shënuar Arb Manaj.

Pas kësaj ndeshje Drita avancon në raundin e dytë të Champions League, ku do të përballet me një nga gjigantët e futbollit danez, Copenhagen.

Gjithashtu lexoni:

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

KosovaNewss 15/07/2025 15/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?