Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka ridërguar ftesat për pjesëmarrje në seancën e Asamblesë Komunale të planifikuar për 5 dhjetor, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte ndaluar mbajtjen e saj pa vulën dhe kredencialet zyrtare të Republikës së Kosovës.
Në dokumentin e siguruar nga KosovaNews shihet se ftesa për betimin solemn të kryetarit të ri të komunës, Milan Radojeviq, përveç se përmban emblemat dhe vulat shtetërore, është përpiluar edhe në gjuhën shqipe.
Më poshtë dokumenti.






