Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Shtërpcë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje përmes rrjeteve sociale e ka kanosur verbalisht djalin e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:40 dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje përmes rrjeteve sociale e ka kanosur verbalisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


