KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
Siguri

Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

KosovaNewss
KosovaNewss 21:54 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika e Kosovës do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s. Krejt kjo do të ndodhë në kuadër të ushtrimit “Defender Evrope 2025”, që do të mbahet nga 26 maji deri më 6 qershor. Hollësitë i shpalos në një intervistë për RTK-në, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Malet e Babajt të Bokës do të ushtrohen sërish nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Krah trupave të ushtrisë së Republikës, do të jenë edhe pjesëtarë të ushtrive të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Detaje ekskluzivisht për RTK-në jep ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Vendi ynë, duke qenë edhe vend nikoqir i këtij ushtrimi, por edhe pjesëmarrës me rreth 1 mijë trupa në lokacione të ndryshme në regjionin e Ballkanit Perëndimor, veçohet për faktin se këtë vit Kosova është përzgjedhur nga ushtria e SHBA-së si vend ku do të vendoset komanda e Divizionit të 28 të këmbësorisë së ushtrisë amerikane”, tha ai.

Maqedonci thotë se vendosja e këtij divizioni të ushtrisë së SHBA-së në aeroportin e Gjakovës është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Kosovën dhe tregon për profesionalizimin e ushtrisë së Republikës.

“Ky divizion, që do të vendoset në aeroportin e Gjakovës, tani pronë e FSK-së, do të drejtojë të gjitha operacionet dhe ushtrimet që do të zhvillohen në Ballkan, përfshirë ato në Kroaci, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari”, tha Maqedonci.

Sipas Maqedoncit, gjatë këtyre ushtrimeve, FSK do të zhvillojë operacione sulmuese, operacione mbrojtëse dhe operacione stabiliteti. Ai flet edhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë në fushën e mbrojtjes, që pritet të ndodhë në qershor, ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për periudhën 2025-2030.

“Ndërlidhen me ndërveprueshmërinë mes ushtrisë sonë dhe SHBA-së, por edhe me industrinë e Mbrojtjes, ku përmes kësaj marrëveshjeje do të hapim mundësi për bashkinvestime dhe punë të përbashkët me SHBA-të në fushën e industrisë së mbrojtjes”, tha ai.

Ministri në detyrë theksoi se asnjë marrëveshje e Kosovës me asnjë vend nuk ka si qëllim kërcënimin e fqinjëve dhe aktorëve të tjerë, por ndërtimin e një fuqie të aftë për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

PAMJE EKSKLUZIVE – Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

KosovaNewss 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme
21:03 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?