KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i mbrojtur pyetet për ndalimin e aktivistëve të LDK-së gjatë luftës dhe për “kolaboracionistët”
Siguri

Dëshmitari i mbrojtur pyetet për ndalimin e aktivistëve të LDK-së gjatë luftës dhe për “kolaboracionistët”

KosovaNewss
KosovaNewss 20:44 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë, i koduar me shifrën 4255, ka vazhduar dhe përfunduar sot dëshminë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.Dëshmitari, i cili sipas prezantimit të Prokurorisë së Specializuar ka qenë aktivist i LDK-së dhe komandant i UÇK-së, u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Dëshminë dëshmitari e ka dhënë kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.Duke iu përgjigjur avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe, dëshmitari ka thënë gjëja më e keqë që mund t’i ndodhte dikujt në kohën e luftës në Kosovë ishte të përshkruhej si “kolaboracionist”.”Në popullin tim merret si term i ulët, injorues, në komplet popullin, jo vetëm te unë, Nëse do me nënçmu fort, thuaji ‘kolaboracionist’” – shtoi dëshmitari.Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të Veselit, Ben Emmerson, dëshmitari deklaroi se është e saktë që oficerët serbë vinin maska kur kryenin detyra të caktuara në Kosovë.Tutje, dëshmitari u pyet se a ka qenë e zakonshme që nga fundi i 1997-ës deri në qershor të vitit 1998, pjesëtarët e UÇK-së të vinin maska kur kryenin aksione.“Po, ishte e zakonshme, ndoshta edhe e nevojshme për ta, unë nuk kam bartur” – tha ai. Dëshmitari u pyet edhe për çështjen e ndalimit të Jakup Kastratit dhe Cen Deskut, dy aktivistë të LDK-së të zonës së Malishevës, të ndaluar gjatë kohës së luftës nga UÇK-ja.Për këtë rast, dëshmitari tha se nuk kishte kryer hetim dhe se kjo çështje nuk ka qenë temë e bisedave të tij në periudhën e pasluftës. Tutje, lidhur më këtë, dëshmitari tha se rasti nuk ka ndodhur në zonën e tij dhe e dyta nuk ka pasur mandat të hetojë këtë rast.

Jakup Kastratin e Cen Deskun tha se i ka takuar vetëm pas luftës.Dëshmia e këtij dëshmitari para Dhomave të Specializuara në Hagë ka përfunduar.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar.Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.Gjithashtu kundër tyre janë ngritur edhe pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Deri tani, 141 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Ata nuk kanë pranuar fajësinë për akuzat në fjalë.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

KosovaNewss 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?