KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka parashihet me masat e emergjencës në furnizim me energji në Kosovë?
Ekonomi

Çka parashihet me masat e emergjencës në furnizim me energji në Kosovë?

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:14 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë mbledhjes së 91-të, mbajtur në formë elektronike, ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. E ky vendim sot pas një debati mjaft të gjatë mes pozitës e pozitës, mori mbështetjen e shumicës së deputetëve dhe u miratua në Kuvend të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës tri ditë më parë mori vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyer nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.

Në një njoftim për media thuhet se masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

“Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, thuhet në njoftim.

Masa mbështetëse për qytetarët për sigurim të ngrohjes gjatë dimrit

Tutje Qeveria e Kosovës sqaron se me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë:

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;

Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;

Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe

Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Ndonëse është thënë se do të ketë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit, këtu nuk janë dhënë sqarime se si dhe sa do të jetë mbështetja dhe pritet që detajet të bëhen të ditura më vonë, raporton KosovaNews.

Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Ekonomisë thuhet se janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.

“Edhe pse termocentralet janë të stërvjetruara, menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termecontraleve me thëngjill. Këto riparime na mundësojnë që ta mbajmë këtë mesatare të lartë të gjenerimit të energjisë dhe furnizim sa më të rregullt”, thuhet nga Qeveria.

Shumica e deputetëve i japin mbështetje

Sot deputetët për disa orë kanë shqyrtuar këtë propozim-vendim të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. E kjo temë ka qenë shkak i përplasjeve mes deputetëve të pozitës e opozitës, të cilët kanë dhënë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Pas shterjes së debatit nga 75 deputet të pranishëm në seancën e sotme, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë./KosovaNews/

Debat i ashpër për dhe kundër në Kuvend – Miratohet propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat në energji

Gjithashtu lexoni:

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Kurti e ambasadori gjerman bisedojnë për ngërçin në Kuvend

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda

Kreshnik Llabjani 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-n dhe Nagavcin për rezultatet jo të mira në Testin e Arritshmërisë
19:10 -07/07/2025
Ukraina godet një uzinë kimike në rajonin e Moskës
19:02 -07/07/2025
Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit
18:45 -07/07/2025
BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
18:34 -07/07/2025
Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën
18:31 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?