Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, i cili në Mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, deklaroi se nuk ka krizë institucionale.
Çitaku përmes një postimi në Facbook, ka thotë se për Kurtin nuk ka krizë, as institucionale, as politike, ku shtoi se ai nuk po e sheh as krizën ekonomike.
“S’ka krizë institucionale”, paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai Ajo ka kërkuar që të mos mbahet peng Kosova.
“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, tha Çitaku.