KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Chollet dhe Escobar sot në Kosovë
Politikë

Chollet dhe Escobar sot në Kosovë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:02 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.

Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga sot fillon një vizitë dyditore në Kosovë.

Takimet e tij në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, diplomati i lartë amerikan do t’i nisë me Kosovën.

Gjatë tërë kohës, ai  pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të dielën pati edhe një takim me Igumenin e Kishës Ortodokse në Deçan, Sava Janjiq.

Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.

Intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes të dy shteteve, pritet të shtyhet përpara.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit për media që pati në Beograd, dy ditë më parë, tha se presion i madh ndërkombëtar do të ushtrohet nga 17 dhjetori mbi Serbinë.

Kjo është data kur diplomatët amerikanë së bashku edhe me ata evropianë, do të zbarkojnë në Beograd.

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Zyrtarët e lartë amerikan po vijnë në Kosovë pasi disa serbë lokalë në veri, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

Kreshnik Llabjani 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve
18:22 -09/06/2025
Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve
18:14 -09/06/2025
Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut
18:11 -09/06/2025
Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Lirohen ukrainasit që u shkëmbyen me të burgosur rusë – fytyrat tregojnë gëzimin e tyre
16:52 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?