Chelsea dhe Manchester City do të përballen në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Chelsea futet në këtë ndeshje pas fitores 4-1 ndaj Tottenhamit dhe shpreson që të nxjerr tri pikë të reja edhe në këtë takim, por që do të jetë shumë e vështirë.
Kampioni në fuqi në anën tjetër do të synojë që të vazhdojë si lider, ku u rikthye vetëm xhiron e kaluar shkaku i disfatës nga Spurs.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Sanchez, Disasi, Cucurella, Thiago Silva, Sterling, Jackson, Fernandez, Palmer, James, Gallagher, Caicedo.
Man City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Rodri, Bernardo Silva, Alvarez, Foden, Doku, Haaland.