KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë nënkupton njohja e Palestinës: hap simbolik apo praktik?
Opinion

Çfarë nënkupton njohja e Palestinës: hap simbolik apo praktik?

Alban Begolli
Alban Begolli 23:57 -22/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Alban Begolli

Njohjet e reja nga Perëndimi shtojnë presionin ndërkombëtar, por vetoja amerikane mbetet pengesë

Para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një valë njohjesh nga vendet perëndimore ka dhënë një shtysë të re për statusin ndërkombëtar të Palestinës.

Deri më tani, Britania, Australia, Kanadaja, Portugalia dhe Spanja e kanë njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, ndërkaq në total, që nga shpallja e pavarësisë më 1988, mbi 150 shtete e kanë njohur Palestinën.

Njohja e Palestinës si shtet konsiderohet një nga hapat më të rëndësishëm që i jep dritë jeshile drejt zgjidhjes me dy shtete.

Përmes kësaj, parashikohet krijimi i një shteti palestinez të pavarur krahas Izraelit, duke i dhënë secilit popull tokën dhe sovranitetin e tij.

Megjithatë, edhe pse Palestina ka statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” në OKB, për të marrë anëtarësimin e plotë kërkohet miratimi nga Këshilli i Sigurimit, ku SHBA-ja ka të drejtën e vetos, duke e lënë të hapur bllokimin e kësaj zgjedhjeje në praktikë.

Qëllimi i njohjeve të reja

Londra, Otava, Canberra dhe së fundi Parisi dhe Madridi, e bënë këtë hap historik me përpjekjen për t’i bërë presion Izraelit që të ndalë luftën në Gaza, të ndalë ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe të rikthehet në një proces paqeje.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili njohën e shtetit Palestinez e kishte paralajmëruar prej kohësh, tha se ky ky hap duhet të shoqërohet edhe me reforma të brendshme në Autoritetin Palestinez për të përmirësuar qeverisjen dhe për ta bërë atë një partner më të besueshëm në administrimin e Gazës pas luftës.

Realiteti politik dhe juridik

Megjithëse Palestina ka statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” në OKB, për të marrë anëtarësimin e plotë kërkohet miratimi nga Këshilli i Sigurimit, ku SHBA-ja ka të drejtën e vetos. Kjo e bën anëtarësimin e Palestinës praktikisht të pamundur pa pajtimin e Uashingtonit.

Në terren, Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga Mahmud Abbas, ushtron një kontroll të kufizuar në disa zona të Bregut Perëndimor, duke lëshuar pasaporta dhe duke administruar sistemet e arsimit dhe shëndetësisë. Ndërkohë, Gaza është nën kontrollin e Hamasit që nga viti 2007.

Diplomatikisht, shumica e vendeve e mbajnë ambasadën në Tel Aviv, pasi nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Megjithatë, rreth 40 vende kanë konsullata në Ramallah ose në Jerusalemin Lindor, që palestinezët e konsiderojnë kryeqytetin e tyre të ardhshëm.

Qëndrimet e palëve për zgjidhjen “dy shtete”

Qëndrimi palestinez është i ndarë. Sipas një sondazhi të publikuar në dhjetor të 2023-ës, vetëm 34% e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gaza mbështesin zgjidhjen me dy shtete, ndërsa shumica janë skeptikë ose e kundërshtojnë.

Ndërkaq, Hamasi, që kontrollon Gazën, historikisht nuk e ka pranuar këtë model, por në disa deklarata indirekte e ka lënë të hapur opsionin, nëse do të garantonte një shtet të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967.

Në anën tjetër, lidhur me këtë çështje, Izraeli është gjithashtu i përçarë.

Sipas një sondazhi të 2024, vetëm 35% e izraelitëve mbështesin zgjidhjen me dy shtete. Mbështetja është më e lartë te izraelitët arabë dhe më e ulët te hebrenjtë izraelitë.

Ndërkaq qeveria aktuale e Netanyahut kundërshton publikisht idenë, duke e cilësuar të rrezikshme për sigurinë e Izraelit.

Një rrugë historike e gjatë

1947 – OKB miraton planin e ndarjes së Palestinës në një shtet hebre dhe një arab, por vetëm Izraeli shpallet shtet në vitin 1948.

1967 – Pas luftës së gjashtëditore, Izraeli pushton Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën.

1988 – OÇP shpall njëanshmërisht shtetin palestinez në Algjer, duke marrë njohje nga dhjetëra shtete.

1993 – Marrëveshjet e Oslos krijojnë Autoritetin Palestinez dhe vendosin bazat për një proces paqeje.

2012 – Palestina bëhet “shtet vëzhgues jo-anëtar” në OKB me votën e 138 shteteve.

2024–2025 – Një valë e re njohjesh nga vendet perëndimore, përfshirë Spanjën, Portugalinë, Irlandën, Norvegjinë, Kanadanë, Australinë dhe Britaninë, forcon legjitimitetin ndërkombëtar të Palestinës.

Përpara një të ardhmeje të paqartë

Edhe pse njohjet e reja nuk e ndryshojnë menjëherë realitetin në terren, ato shtojnë presionin diplomatik mbi Izraelin dhe rrisin legjitimitetin ndërkombëtar të Palestinës.

Përderisa vetoja amerikane mbetet pengesa kryesore në OKB, shumë analistë besojnë se rritja e numrit të shteteve që e mbështesin pavarësinë e Palestinës do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë injorimin e një zgjidhjeje politike.

Pyetja mbetet nëse ky presion ndërkombëtar do të jetë i mjaftueshëm për të hapur një proces paqeje të qëndrueshëm.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Alban Begolli 23/09/2025 22/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?