KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Burri që kaloi 93 ditë në eksperimentin në fund të Atlantikut, duket tashmë 10 vjet më i ri (fotot)
Botë

Burri që kaloi 93 ditë në eksperimentin në fund të Atlantikut, duket tashmë 10 vjet më i ri (fotot)

KosovaNewss
KosovaNewss 09:45 -03/06/2023
Shpërndaje
_128855756_fc17373cbeee83685977113b63b951ed275513a3.jpg
_128855758_de54-1.jpg
by
by-4
by-6
dituri
Shpërndaje

Ish-zyrtari i marinës Joseph Dituri ka kaluar më shumë se tre muaj në një kapsulë në thellësinë e oqeanit Atlantik për të studiuar efektet e presionit të mjedisit në trupin e njeriut.

Shkencëtari kaloi 93 dite nën ujë dhe zbuloi se kjo duket se ktheu prapa orën e moshës së tij me të paktën 10 vjet.

Aventura i dha tij gjithashtu mundësinë të thyente rekordin e mëparshëm të jetesës nën ujë, që ishte vetëm 73 ditë.

Pas kthimit në tokë Dituri u kontrollua nga mjekët që matën parametrat e tij vitale dhe telomeret – sekuencën e ADN-së që ngjitet në fund të kromozomeve.

Telomeret të cilat zakonisht tkurren me kalimin e moshës, në rastin e Dituri ishin 20 përqind më të gjata sesa kur ai u zhyt në mars.

Ata shtonin gjithashtu se burri kishte 10 herë më shumë qeliza embrionale sesa në fillim të studimit.

Disa avantazhe të tjera të qëndrimit të tij hibernetik ishin se tashmë ai mund të bëjë  60 deri në 66 perqind të gjumit të tij të thellë, dhe kishte rënie të ndjeshme të kolesterolit dhe inflamatorëve në trup.

Ndryshimet në shëndetin e tij fizik vinin si rezultat i presionit ku kishte qëndruar, që është ditur dhe më parë të sjellë avantazhe shëndetësore.

Kërkimi i Dituri tregoi sesi trupi njerëzor reagon ndaj mjediseve me presion të lartë, për periudha të zgjatura kohore.

Kapsula e tij ishte e ngjashme me testet hapësinore për stërvitjen e astronautëve.

Duke folur me Daily Mail për kapsulën që kishte për ‘shtëpi’ për 93 ditë ai tha: “Çdo njeri ka nevojë për këto vende të shkëputura nga qyteti dhe aktiviteti njerëzor. Disa njerëz vijnë këtu për pushime një ose dy-javvore, ata relaksohen dhe provojnë avantazhet e mjekësisë së presionit hiperbarik”.

Gjatë qëndrimit të tij ai stërvitej për një orë gjatë ditës, por vetëm me duart e tij. Pesha e tij kishte mbetur e pandryshuar gjatë eksperimentit.

Gjithashtu lexoni:

Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

KosovaNewss 03/06/2023 03/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?