KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë
Botë

Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:44 -04/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetiti, Antony Blinken ka thënë se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën

Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken ka thënë se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën.

Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilat kanë shprehur shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit është shprehur se Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar.

“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi, apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.

Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes kanë dënuar në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.

“…një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina i përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standarteve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, ka thënë ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi.

Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.

Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”. VoA

Gjithashtu lexoni:

Shpërthim në stacionin qendror të Augsburgut në Gjermani, dy të lënduar lehtë

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me parlamentin

Rutte, Burnhami dhe Meloni, në mbështetje të Gjermanisë pas sulmit hibrid rus në Leipzig

Von der Leyen: Evropa të përgatitet për fatkeqësi të njëkohshme

Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?