KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi tregon propozimin e Lajçakut për Aneksin e Marrëveshjes
Politikë

Bislimi tregon propozimin e Lajçakut për Aneksin e Marrëveshjes

KosovaNewss
KosovaNewss 23:25 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që pati në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Bislimi në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se agjenda e së martës ka pasur dy pika: e para të bisedohet për implementimin e aneksit të dakorduar në Ohër dhe çështja e dytë – bisedimet për çështjet aktuale.

“Në pjesën e parë, pjesa më e madhe e diskutimit ka pasur të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrim në ditët në vazhdim dhe që burojnë nga marrëveshja bazike dhe aneksi implementues, për shembull kemi diskutuar për sekuencimin. Është propozuar një princip sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave njëherësh për arsye se kjo do të mund të krijonte një disbalanc ku njëra palë merr shumë dhe nuk është e detyruar të ofrojë diçka, por ideja e Lajçakut është që të ketë sekuencim, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, deri të premten të dy palët do të dërgojnë komentet e tyre rreth këtij sekuencimi.

“Këtu nuk mund të themi që Kosova po bën diçka apo Serbia por të dyja palët. Jemi dakorduar që deri të premten t’i dërgojmë komentet e tona lidhur me sekuencimin dhe në bazë  të këtyre komenteve del drafti tjëtër, ku do të takohemi prapë edhe do të dakordohemi”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen për të pagjeturit dhe ka thënë se pothuajse kanë pasur një dakordim që nga gushti i vitit të kaluar.

“Në fund të bisedimeve z. Kurti kishte nënshkruar dokumentin vetëm atëherë kemi vërejtur tërheqjen e z.Vuçiq, i cili kishte thënë se nuk është i gatshëm ta nënshkruajë. Pastaj ka ardhë një dokument i modifikuar nga z. Lajçak në shtator dhe dje mbi këtë dokument kemi diskutuar dhe kemi propozuar diçka që do të na sjellë te 18 gushti ajo është pranuar nga Serbia dhe kemi pasur dakordimin që ky dokument të nënshkruhet”, ka thënë tutje Bislimi.

Ndryshe të martën në Bruksel, Bislimi u takua me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?