Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë. Palët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe theksuan rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Bislimi ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrimin evropian, si dhe angazhimin në zbatimin e reformave. Në takim u trajtua edhe procesi i dialogut me Serbinë dhe takimet e fundit të zhvilluara në Bruksel.
Ai falënderoi ambasadorin Antonini për takimin dhe bisedën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe avancim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.