KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi për vendimin e gjykatës serbe për policët: Certifikim i bankrotimit të shtetit ligjor të Serbisë
Politikë

Bislimi për vendimin e gjykatës serbe për policët: Certifikim i bankrotimit të shtetit ligjor të Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:31 -26/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë që presidenti serb Aleksandër Vuçiq, e ka krijuar skenarin për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në mënyrë që ta krijojë një eskalim në mënyrë që ta sjellë deeskalimin në një moment të përshtatshëm për të.

“Vёrehet shumё qartё qё i gjithё ky skenar i deritanishёm kishte si qёllim parёsor konfirmimin e Vuçiçit si mjeshtёr tё eskalimit pёr ta pasuar atё nё njё moment politikisht tё volitshёm me veprime tё ‘deeskalimit’”, shkroi Bislimi në Facebook.

Bislimi e ka quajtur këtë një tjetër maskaradë të Vuciqit.

“Pёrveç qё nxiti tensione tё rrezikshme pёr dy javё rresht me urdhërin pёr kidnapimin e policёve shqiptarё brenda territorit tё Kosovёs, Vuçiç vazhdon edhe tutje talljen si me popullin e tij, me nocionin e sundimit tё ligjit brenda Serbisё, me sigurinё e rajonit dhe me gjithё faktorin ndёrkombёtar”.

“Krejt kёtё, me shpresёn se do shmang pёrpjekjet pёr implementim tё menjёhershёm tё marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit nё kёmbim tё angazhimeve pёr menaxhim krizash afatshkurtra, si dhe me shpresёn pёr shmangie tё vёmendjes nga pakёnaqёsitё enorme tё qytetarёve serb me pushtetin e tij mafioz”.

Sipas Bislimit, fokusi te lirimi i pakusht i tre policëve është tentim i dobët për t’i ikur qendrës së diskutimit.

“Kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare”.

“Fokusi tek lirimi i pakusht i tre policёve tё kidnapuar ёshtё pёrpjekje e lodhtë pёr t’i ikur boshtit tё diskutimit. E ky ёshtё tek fakti qё forcat speciale antiterror tё Serbisё janё futur jo vetёm nё zonën neutrale, por edhe brenda territorit tё Kosovёs. Me shumё gjasё pёr ndonjё aktivitet tjetёr subverziv, por qё ka pёrfunduar me kidnapimin e 3 policёve kufitarё”.

“Implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar. Kjo nuk mundet dhe nuk guxon asesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar”.

Zëvendëskryeministri shtoi që vendimi i Gjykatës së Kralevës e ka certifikuar bankrotimin e shtetit ligjor të Serbisë.

“Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”.

“Cili shtet me minimum demokracie dhe sundim tё ligjit do tё lironte nё mbrojtje nё liri, edhe me largimin e garantuar nё njё vend tjetёr, tre persona tё uniformuar tё njё shteti tjetёr tё cilёt kanё hyrё ilegalisht dhe tё “armatosur rёndё” nё brendёsi tё territorit tё tij”.

“Nё fakt ky vendim e nxjerr haptazi tё zhveshur gёnjeshtrёn qё Vuçiq ёshtё pёrpjekur ta mbjellё tek ndёrkombёtarёt, pra ёshtё pranim qё kёta policё janё kidnapuar nё brendi tё njё shteti tjetёr. Dhe kёtu duhet tё fillojë diskutimi pёr pёrgjigjen qё duhet t’i jepet Serbisё sё Vuçiçit pёr kёtё akt tё rrezikimit tё pёrgjithshёm tё sigurisё rajonale”.

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

KosovaNewss 26/06/2023 26/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?