KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve
Politikë

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

KosovaNewss
KosovaNewss 20:16 -10/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur poshtë pretendimet se Ligji për të Huajt mund të përdoret si një mekanizëm për presion institucional mbi serbët në Kosovë. Në një intervistë me RTK2, Bislimi foli gjithashtu për planet për integrimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe arsimit që funksionojnë sipas sistemit serb, si dhe për rolin e pushtetit lokal në këtë proces.

I pyetur për shqetësimet e serbëve në Kosovë se Ligji për të Huajt mund të përdoret si “mekanizëm për presion institucional”, zëvendëskryeministri në detyrë theksoi: “Ligji jep, e nuk kufizon të drejta. Asnjë i huaj nuk duhet të frikësohet nga ligji; personi që fiton status sipas këtij ligji do të jetë i mbrojtur institucionalisht. Ligji nuk është selektiv dhe nuk do të godasë një nacionalitet të vetëm”, theksoi Bislimi.

Përveç ligjeve për të huajt dhe automjetet, Bislimi foli gjithashtu për integrimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit, të cilat ende funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Ai theksoi se problemi nuk është në zbatimin e ligjit, por te institucionet, të cilat, sipas tij, duhet të “legalizohen dhe legjitimohen”.

“Nevojitet kohë që këto institucione të futen në kuadrin ligjor të Kosovës. Një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë kryetarët e komunave. Ata kanë kompetenca të mëdha në arsim dhe shëndetësi dhe kanë buxhete të parapara për financimin e këtyre kategorive. Kryetarët e komunave me shumicë serbe kanë më shumë kompetenca sesa kryetarët e komunave të tjera. Serbia mund të ndihmojë edhe financiarisht komunat me shumicë serbe”, tha Bislimi.

- Reklamë -

Ai tutje theksoi s se ekziston një iniciativë për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit.

“Para nesh janë pesë-gjashtë javë shumë të rëndësishme, ku duhet të jemi shumë konstruktivë. Ministri në detyrë i Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, u ka dërguar ftesë të gjithë kryetarëve të komunave me shumicë serbe për një takim të premten (13 shkurt) në orën 10:00. Çfarë mund të bëjmë së bashku që ky proces të ecë përpara? Ftesa është dërguar javën e kaluar, deri sot (10 shkurt) kemi vetëm një konfirmim. Do të ishte mirë që kryetarët të jenë sa më të përgjegjshëm në këtë fazë, sepse mirëqenia e qytetarëve të tyre të tyre varet kryesisht nga qasja që do të ndjekin në javët e ardhshme”, shtoi Bislimi.

Bislimi tha gjithashtu se është në negociata me donatorë ndërkombëtarë për të përfunduar një studim mbi nevojat e të gjithë sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me qëllim përmirësimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve.

“Spitali në Mitrovicën e Veriut nuk është në gjendje të mirë. Nuk është mirë që pacienti për ndonjë ndërhyrje të vogël apo nevojë të dërgohet në ndonjë nga spitalet në Serbi, vetëm pse shërbimet janë falas. Ekziston gatishmëri e Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë kujdesin shëndetësor dhe cilësinë e arsimit në Mitrovicën e Veriut”.

Gjithashtu lexoni:

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

KosovaNewss 10/02/2026 10/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?