KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi dhe Bettel diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale
Politikë

Bislimi dhe Bettel diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale

KosovaNewss
KosovaNewss 21:47 -04/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim bilateral zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Pas takimit mes tyre, u vijua me mbledhjen e përbashkët mes delegacioneve, ku zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa zëvendëskryeministri Bettel shoqërohej nga i ngarkuari me punë i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Përgjatë bashkëbisedimeve u trajtua marrëveshja aktuale bilaterale mes dy shteteve tona, fushat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta të cilat po zbatohen bashkë edhe me ministritë tona.

Ministrat paraqitën zhvillimet në zbatimin e përkrahjes së Luksemburgut si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat përkatëse të dikastereve të tyre.

Në kuadër të këtyre fushave që mbulon marrëveshja jonë aktuale bilaterale me Luksemburgun, u diskutuan projektet rreth fuqizimit të të rinjve, trajnimit profesional (VET), përmirësimit të sistemit shëndetësor, digjitalizimit, mbështetjes së bizneseve dhe inovacionit, mbështetjes së tranzicionit tonë drejt energjisë së gjelbër. Gjatë takimit gjithashtu u theksua respektimi i parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si pjesë integrale të marrëveshjes. U përmend ndër të tjera si sukses nga kjo marrëveshje pajisja e kuvendit tonë me sistemin elektronik të votimit, e cila tashmë veçse ka përfunduar, përderisa komponentet e tjera janë në zbatim e sipër.

Në vijim, u diskutua dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale ku mund të thellojmë angazhimin tonë të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Bislimi e njohu homologun e tij shkurtimisht edhe me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik që ka njohur vendi në këtë mandat qeverisës dhe disa nga politikat e ndërmarra, me qëllim zhvillimin e vendit dhe gjithëpërfshirjen. Veçoi rënien e shkallës së papunësisë nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%, si dhe nënvizoi mbështetjen për rritjen e punësimit për gratë dhe të rinjtë edhe përmes platformës Superpuna.

Gjithashtu lexoni:

Kos: Ka konsensus për zgjerim, por mundësia të mos jetë e përhershme

Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

Organizohet pritje për nder të 249- vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së

Komisionerja Kos takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor

KosovaNewss 04/11/2024 04/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kos: Ka konsensus për zgjerim, por mundësia të mos jetë e përhershme
10:44 -01/07/2025
Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes
10:43 -01/07/2025
Vdiq një taksist në Gjilan, Policia po e heton rastin
10:10 -01/07/2025
Sveçla: Stacioni policor i ka munguar me dekada Zubin Potokut, objekt shembull
10:02 -01/07/2025
Ndodh surpriza e parë e madhe në Botërorin e Klubeve, Interi eliminohet në 1/16-at nga ekipi brazilian
08:18 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?