KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi akuzon Petkoviqin për dezinformim pas takimit në Bruksel
Politikë

Bislimi akuzon Petkoviqin për dezinformim pas takimit në Bruksel

KosovaNewss
KosovaNewss 18:35 -12/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për dezinformim të qëllimshëm pas takimit trepalësh në Bruksel më 10 qershor 2025.

Përmes një letre të publikuar në rrjetin social X, Bislimi ka theksuar se Serbia ka deformuar qëllimisht përmbajtjen e diskutimeve në këtë takim, duke mashtruar opinionin publik serb. Ai e ka quajtur deklaratën e Petkoviqit “mashtruese dhe të qëllimshme”, duke theksuar se vetëm 30 minuta pas përfundimit të takimit, ky i fundit kishte shkelur dakordimin për mos-deformimin e informacionit gjatë paraqitjeve publike.

“E konsideroj të domosdoshme të informoj publikun për deklaratat mashtruese të dhëna nga kryenegociatori i Serbisë, z. Petar Petkoviq, i cili me qëllim mashtron publikun serb për përmbajtjen e diskutimeve gjatë takimit trepalësh,” shkruan Bislimi në reagimin e tij.

Sipas tij, në takim ishin propozuar vetëm tre pika nga ndërmjetësi evropian: parimet bazë të ndërmjetësimit, hapat përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Normalizimit dhe çështje të tjera të mundshme (“any other business”). Por Serbia kishte refuzuar këtë rend dite dhe kishte tentuar të imponojë një agjendë të re, gjë që, sipas Bislimit, bllokoi diskutimin e të paktën tetë temave të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.

“Në mënyrë destruktive, Serbia insistoi që të braktiste i tërë rendi i propozuar i takimit dhe të imponohej një hierarki e re temash,” theksoi ai.

Bislimi bëri të ditur se dezinformimi i bërë nga Petkoviq është përhapur në media të ndryshme në Serbi, ndërsa deklarata zyrtare e publikuar në faqen e të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën”, sipas tij, është modifikuar më pas pa ndonjë shënim që tregon ndryshimin.

“Versioni i modifikuar në faqen e internetit ruan datën origjinale pa ndonjë shënim se është ndryshuar më pas. Pjesa tjetër e tekstit është gjithashtu ndryshuar, por vazhdon ta ndjekë skenarin propagandistik të Serbisë për të nxitur urrejtje,” shkruan Bislimi.

Zëvendëskryeministri në detyrë shtoi se ky lloj qasjeje nga pala serbe dëmton procesin e normalizimit dhe synon të dekurajojë serbët e Kosovës nga integrimi dhe bashkëpunimi ndëretnik.

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Abrashi: Paralizimi institucional nuk i duhet Kosovës, Albulena Haxhiu nuk është problemi

Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK-ja

KosovaNewss 12/06/2025 12/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentinas
15:46 -13/06/2025
Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale
15:30 -13/06/2025
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
15:23 -13/06/2025
Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?