KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
Botë

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Alban Begolli
Alban Begolli 22:55 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pëderisa në vendin tonë sot u mbajtën takime, diskutime dhe përplasje të ashpra për konstituimin e Kuvendit, i cili dështoi për herë të 16-të, Stambolli, ishte mirëpritëse e negociatave të para direkte mes Rusisë dhe Ukrainës që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

Ky samit, i cili ishte planifikuar të mbahej sot, është shtyrë për nesër, më 16 maj, me synimin për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin

Takimi pritet të jetë negociata e parë direkte mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në vitin 2022 ku do të marrin pjesë delegacione nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën ndërmjetësimin e Ankarasë, duke synuar një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin, shkruan KosovaNews

Përbërja e delegacioneve: Pa liderët kryesorë, por me mandat të plotë

Nga Rusia do të jetë Vladimir Medinsky, këshilltar i lartë i presidentit Putin, së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, zëvendësministrin e Mbrojtjes Alexander Fomin dhe gjeneralin Igor Kostyukov.

Ndërkohë, Medinsky ka theksuar se kanë mandat të plotë për të negociuar dhe sipas tij, synojnë të vazhdojnë dialogun e ndërprerë që nga samiti i vitit 2022.

Në anën ukrainase, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov do ta përfaqësojë vendin, pasi presidenti Volodymyr Zelensky vendosi të mos marrë pjesë personalisht.

Pas një vizite në Ankara dhe një takimi me presidentin turk Erdoğan, Zelensky kritikoi përbërjen e delegacionit rus si të papërfaqësueshëm për vendimmarrje dhe paralajmëroi se bisedimet pa lidership të vërtetë nga Kremlini janë të destinuara të dështojnë.

Angazhimi ndërkombëtar: SHBA dhe Turqia në rolin e ndërmjetësit

Në anën tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi pjesëmarrjen në samit ku tha se do të zhvillojë takime me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe delegacionin ukrainas.

Ai shprehu skepticizëm për përbërjen e delegacionit rus dhe nënvizoi nevojën për përfshirjen e liderëve kryesorë për të arritur përparim real.

Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se Turqia është e gatshme të organizojë një takim ballë për ballë mes Putin dhe Zelenskyt “kurdo që ata të jenë të gatshëm”, duke theksuar kështu rëndësinë e armëpushimit të menjëhershëm dhe nisjes së negociatave gjithëpërfshirëse për paqe.

Zhvillimet e ditës: Largimi i Zelenskyt, mbërritja e delegacionit rus dhe mesazhet e Moskës

Në zhvillimet e fundit, Zelensky përfundoi vizitën e tij në Ankara dhe konfirmoi se nuk do të jetë vetë pjesë e samitit.

Ai përsëriti angazhimin e Ukrainës për paqe, megjithëse shprehu skepticizëm për përbërjen e delegacionit rus.

Delegacioni rus mbërriti në Stamboll duke shprehur gatishmëri për bisedime serioze.

Megjithatë, mungesa e presidentit Vladimir Putin, po shihet si një sinjal i mungesës së gatishmërisë për kompromis nga Moska.

Pritshmërite janë të medha por me rezervë

Edhe pse mungesa e liderëve kryesorë të dy vendeve vë në pikëpyetje efikasitetin e negociatave, fakti që katër palë – Rusia, Ukraina, SHBA dhe Turqia – do të ulen së bashku në një tryezë bisedimesh është një hap pozitiv.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar është me sytë nga Stambolli, duke pritur që këto bisedime të sjellin një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës dhe rikthimit të paqes në Evropë. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Alban Begolli 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
21:52 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?