KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit
Politikë

Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit

KosovaNewss
KosovaNewss 14:38 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Bërnabiq ka thënë se pas tre ditësh bëhen 10 vjet që kur Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas saj, tash e një dekadë Kosova nuk e ka kryer obligimin e saj, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo ka kërkuar që pala kosovare ta bëjë këtë gjë.

“Në 3 ditë, më 19 prill, do të bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Brukselit. Presim 10 vjet që Prishtina të bëjë pjesën e saj të punës, 10 vjet që të themelohet Bashkësia e Komunave Serbe. Bëjeni”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Të dielën, derisa ka shkruar për marrëveshjen e fundit që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër, Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe me vonesa.

“Kemi kaluar dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, është shprehur ai.

Kryeministri Kurti: Çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht, por plotësisht

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

KosovaNewss 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?