KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Botë

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

KosovaNewss
KosovaNewss 22:19 -23/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Belgjika planifikon të vendosë kontrolle kufitare për të frenuar migrimin e parregullt. Kontrollet do të forcohen në rrugët kryesore, stacionet e trenave dhe aeroporte. Belgjika ndjek kështu shembullin e Gjermanisë.Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes.

Kontrollet në këtë vend të BE, i cili kufizohet me Holandën, Francën, Luksemburgun dhe Gjermaninë, do të fillojnë në verë, sipas një zëdhënëseje të Sekretares së Shtetit për Migrimin Anneleen Van Bossuyt.

Ajo nuk dha një datë specifike.Masa synon gjithashtu të luftojë në mënyrëmë efektive krimin dhe të parandalojë njerëzit që kanë kërkuar mbrojtje në vende të tjera nga lëvizja në Belgjikë.Vendet me “presion të lartë migrimi” në qendër të vëmendjesSipas qeverisë, kontrollet janë planifikuar në rrugët kryesore të hyrjes, parkingjet e autostradave, transportin ndërkombëtar të autobusëve dhe trena të caktuar.

Njerëzit do të kontrollohen gjithashtu në fluturimet brenda Evropës, veçanërisht ato që vijnë nga vendet që ndodhen në kufijtë e jashtëm të BE, si Italia dhe Greqia, “me presiontë lartë migrimi”. Këto nuk janë kontrolle kufitare në kuptimin ligjor, por masat mund të zbatohen pranë kufirit.

Kryeministri Bart De Wever, në detyrë që nga shkurti, kishte deklaruar se tema e migrimit ishte një detyrë prioritare për qeverinë e tij të krahut të djathtë.

Të kufizuara fillimisht në gjashtë muajKontrollet do të fillojnë në ditët ose javët në vijim, fillimisht për një periudhë të kufizuar prej gjashtë muajsh. Efektiviteti i tyre do të vlerësohet më pas, sipas raportimeve.Njoftimi vjen pas hapave të ngjashëm nga Holanda dhe Gjermania.

Belgjika është pjesë e Hapësirës Shengen pa kufij, e cila garanton lëvizjen e lirë midis 29 shteteve të saj anëtare. Sipas nenit 23 të Kodit të Kufijve të Shengenit, shtetet anëtare mund të rivendosin përkohësisht kontrolle kufitare në përgjigje të presioneve të sigurisë ose migrimit.

Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve Belga, sindikatat belge të policisë paraqitën shqetësime në lidhje me zbatimin e kontrolleve. Ato pyesin se si do të zbatohen ato pa ndikuar në detyrat e tjera të policisë./DW

Gjithashtu lexoni:

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua

Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake

KosovaNewss 23/06/2025 23/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?