Portali “4-4-2” ka shkruar të premten se Bayerni tashmë i ka bërë ofertë konkrete Arsenalit për mesfushorin. Mësohet se bavarezët janë pajtuar të paguajnë 15 milionë euro, sa po kërkon Arsenali për kartonin e Xhakës, ndërsa edhe mesfushorit i kanë bërë ofertë. Atij i është ofruar kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit për vitin e katërt, duke bërë që gjërat të ndryshojnë tërësisht në lidhje me transferimin e Xhakës. Më herët ishte raportuar se Xhaka kishte arritur marrëveshje personale me Leverkusenin, ekip që i kishte ofruar kontratë pesëvjeçare, por kërkesa e Arsenalit prej 15 milionë eurosh për ta lënë të lirë është vlerësuar e lartë nga ekipi i Bundesligës. Në rast se Bayerni finalizon marrëveshjen me Xhakën, atëherë ai do të jetë zvicerani i pestë që do të bëjë karrierë për ekipin bavarez pas Ciriaco Sforzas, Alain Sutterit, Xherdan Shaqirit e Yann Sommerit.
