Pas eliminimit nga Champions League në mesjavë, Bayern Munchen rrezikon edhe kryesimin në Bundesligë.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë humbën 3-1 ndaj Mainz, në transfertë, dhe nëse Borussia Dortmund fiton pasdite, do të zbresin në vendin e dytë të renditjes.
Bavarezët e nisën mirë takimin, duke kaluar në avantazh me anë të Sadio Mane, në minutën e 29.
Por, në pjesën e dytë, duke nisur nga minuta e 65, erdhi përmbysja e vendasve, të cilët shënuan 3 herë me anë të Ajorque, Barreiro dhe Martin.