KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe
Politikë

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

KosovaNewss
KosovaNewss 20:21 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

Baraliu ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive kryesore është sinjal konstruktiv, por kritikoi mungesën e vullnetit për zgjidhje.

Sipas tij, presidentja ka përmbushur obligimin kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve.

“Është pozitiv fakti që kanë shkruar, i janë përgjigjur ftesës së presidentes përfaqësuesit e partive kryesore politike. Dhe ka pasur një debat atje, të qetë dhe ky është pika fillestare. Mbase do të shohim se si presidentja e vendit do të veproj në të ardhmen, pasi të takohet edhe me përfaqësuesit e partive të komuniteteve pakicë. Mendoj që vetë takimi me të gjitha partitë është rast i mirë, është mundësi e mirë dhe fundi është obligim kushtetueses e presidentes, që të kujdeset për mbarëvajtjen dhe funksionimin e mirë të institucioneve. Dhe ajo këtë e ka bërë. Do të duhej që subjekte politike të reflektojnë, të ndryshojnë strategji. Për mua strategjia e tyre është kurrfarë strategjie. Është ani-strategji, është zhgënjyese në relacionin me qytetarin…”, ka thënë Baraliu në FIVE të RTV Dukagjni.

Tendenca e partive për ta zhvendosur përgjegjësinë te presidentja dhe për ta shtyrë atë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sipas Baraliu, mund ta vonojë procesin dhe të shërbejë si mjet për fitim kohe për disa, por në të vërtetë është vetë Kosova ajo që humb nga kjo zvarritje.

Më tej Baraliu ka shtuar se kthimi në zgjedhje nuk është alternativë e duhur, pasi vullneti i qytetarëve është tashmë i shprehur.

“Të ketë lëshim pe nga të gjithë, sepse të dy palët janë pjesë e përgjegjësisë. Dhe kjo kështu nuk ka rrezon. Synimet apo orientimet e përfaqësuesve të partive që të hidhet përgjegjësia dhe barra te presidentja për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo mund të zgjasë, mund ta shtyjë procesin, mund të blej kohë dikush, por mund të humb kohë Kosova. Mendoj që realisht nuk është zgjidhje. As shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje. Sepse është provuar vullneti i qytetarit”, ka shtuar Baraliu. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO

KosovaNewss 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
81%
2 km/h
Thu
15 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?