Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Escobar e Lajçak po qëndrojnë në Kosovë që nga e hëna dhe qëllimi i vizitës së tyre është që gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës së krijuar në veri Kosovës.
Ata të hënën janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë që sot pritet të takojnë edhe liderët e opozitës.
Pas Kosovës ata do të vizitojnë edhe Serbinë.