Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi
Fillimisht homazhe bënë te varri i Rugovës, ndërsa pastaj edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 09:30, homazhe bëjnë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndërsa, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.




