KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Balla: Më 17 shkurt të gjithë shqiptarët në Prishtinë, në mbrojtje të UÇK-së
Rajon

Balla: Më 17 shkurt të gjithë shqiptarët në Prishtinë, në mbrojtje të UÇK-së

KosovaNewss
KosovaNewss 18:20 -12/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh sot në Kuvend, se deklarata e Kuvendit në lidhje me procesin që po mbahet në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, është në konsekuencë të plotë me qëndrimet e Partisë Socialiste në këto 35 vite në Kuvend sa i përket çështjeve që lidhen me pastërtinë e luftës çlirimtare në Kosovë.

“Sikur sot të ishte gjallë heroi ynë kombëtar Adem Jashari. Sipas këtyre prokurorëve edhe ai duhej dënuar me 45 vite burg se luftoi për lirinë e vendit të vet. Por heroi kombëtar Adem Jashari, bashkë me shumë heronj të tjerë që u përmendën këtu nuk mund të përballen me këtë aktakuzë, sepse pushtuesi i ka vrarë”, u shpreh Balla.

“Kosova për botën dhe Shtetet e Bashkuara, për NATO-n, qëndroi për diçka më të madhe sesa vetë Kosova. Sipas kësaj pretence edhe Bill Clinton, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që urdhëroi forcat e NATO-s të ndërhynin kundër forcave serbe që vrisnin e prisnin këdo që i dilte përpara, duhet shpallur fajtor”, u shpreh Balla.

Balla deklaroi se pretenca kundër komandantëve të UÇK-së është baltë në vijim të baltave që janë përpjekur të hidhen në këto 27 vite kundër luftës çlirimtare në Kosovë.

“Qëndresa paqësore të popullit të Kosovës, beteja e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, na qenkan zeruar duke i lënë vendin trillimeve se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas tyre, paska qenë një grup i strukturuar kriminal me drejtim, me zbatim dhe gjithçka tjetër”, deklaroi Balla.

Balla e cilësoi pretencën si alarm të madh.

“Janë 12 mijë bij e bija shqiptarë, të cilëve iu grabit jeta në Kosovë. Janë 20 mijë gra dhe vajza shqiptare në Kosovë që u përdhunuan. Janë edhe 1600 shqiptarë të vdekur e pa u kallur, ose si thonë me këtë gjuhën burokratike të Hagës “rezultojnë të zhdukur”. Po për këta? Po për këta çfarë mund të bëhet dhe si do të bëhet?”, vijoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se ndaj askujt, të paktën për krimet në Kosovë nuk janë kërkuar 45 vite burg, veçse për kryekriminelin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore, Ratko Mlladiç i cili akuzohet për 8 mijë viktima në Srebrenicë.

Ndërkohë që nuk ka asnjë provë, vijoi Balla, asnjë fakt ndaj komandantëve të UÇK-së.

“Kuvendi i Shqipërisë, kjo sallë këtu me përbërje tjetër, i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë rezolutën 1782/2011. Dhe të shpallen të pabazuara pretendimet për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri, në Kosovë në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave, informacionit të përditësuar, pra Shqipëria si vend anëtar i Këshillit të Europës në Asamblenë Parlamentare ka goditur dokumentin bazë mbi të cilin është ngritur kjo gjykatë”, u shpreh Balla.

Ai ftoi shqiptarët më 17 shkurt, në orën 14:00 që të jenë të gjithë në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

KosovaNewss 12/02/2026 12/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?