Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në orët e mesnatës se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Ai shkroi në Tëitter se kanë biseduar me çështjet aktuale, përfshirë edhe procesin paszgjedhor në komunat veriore. Sipas Kurtit, kryetarët e zgjedhur në veri “do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.
“Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, shkroi kryeministri.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do t’i takojë kryetarët e komunave të veriut në orën 09:00. Kështu i tha KOHËS kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
“Po, do të takohemi në orën 09:00, në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë”, deklaroi shkurtimisht ai.
Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.
Had a call with HR/VP @JosepBorrellF regarding current issues, including post-elections in the four municipalities in the north. Emphasized that elected mayors will provide services to all citizens.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 28, 2023
Important to intensify dialogue for full implementation of the Basic Agreement.
