KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mbahet marsh dhe shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës në Kosovë
Politikë

Sot mbahet marsh dhe shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 08:36 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova sot për herë të parë do të shënojë 14 Prillin – Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në shenjë solidarizimi me rreth 20.000 persona të cilët vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale para 24 vjetësh.

Për këtë qëllim disa organizata joqeveritare, sot organizojnë marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Marshi fillon në orën 12:00 dhe nis nga sheshi “Ibrahim Rugova” për të vazhduar deri te monumenti “Heroinat” përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Me propozim të presidentes Osmani, Qeveria e Kosovës ditë më parë e caktoi datën e sotme si ditë që do t’i dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

14 prilli përkon me datën famëkeqe të vitit 1999 atëherë kur Vasfije Kraniqi Goodman, në atë kohë 16 vjeçare, u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në fshatin Babimost, ku u dhunua seksualisht.

Shënimi i 14 Prillit si Ditë e të Mbijetuarve, është vlerësuar si moment i rëndësishëm në dokumentimin e të vërtetës, njëkohësisht shënon edhe njohjen simbolike, e cila është e rëndësishme në integrimin e plotë të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Presidentja Osmani deklaroi se shënimi i 14 Prillit do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera presidentja Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Republikës së Kosovës që 14 Prilli të shënohet si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale.

Në shënimin e kësaj dite, QKRMT dhe organizatat anëtare të platformës “Bëhu zëri im”, në bashkëpunim me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, sot do të organizojë marshin: Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marshi do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi Ibrahim Rugova, për të vazhduar deri tek monumenti Heroinat, ku do të prezantohet instilacioni “14 Prilli”.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?