Qindra serbë lokalë të komunave veriore janë mbledhur më 29 maj për të kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.
Protestues ka edhe para objektit të komunës së Leposaviqit dhe aty janë parë ish-kryetari serb i kësaj komune, Zoran Todiq dhe ish- deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Të dy këta kanë tentuar që të futen në objektin e komunës, por kjo iu është pamundësuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që po mbajnë rendin te komuna dhe po përpiqen që të zgjedhurve tu mundësohet të kryejnë punën e tyre.
Ndërkohë në Leposaviq KFOR-i amerikan ka rrethuar Komunën me tela me gjemba
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e 29 majit ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Gazetari i KosovaNews raporton për prani të shtuar të KFOR-it në edhe në Leposaviq Leposaviq, ku ushtarët amerikan kanë rrethuar tashmë objektin e komunës me tela me gjemba.
E prani e shtuar është edhe në Zveçan dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve.
Për më shumë shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes.

