KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Besnik Berisha kërkon kthimin e telefonit, fton Prokurorinë ta ekzaminojë në prani të mediave
Siguri

Avokati Besnik Berisha kërkon kthimin e telefonit, fton Prokurorinë ta ekzaminojë në prani të mediave

KosovaNewss
KosovaNewss 16:14 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Besnik Berisha, pas dy kërkesave me të cilat iu është drejtuar UD. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendit për çështjen penale kundër tij, tashmë ka dorëzuar një kërkesë tjetër për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jasharin. Ky është hapi tjetër i Berishës në ‘betejën’ që i ka shpallur prokurorit të rastit, Rasim Malokut..

Në pamundësi për të komunikuar me prokurorin e rastit, avokati Berisha ka bërë kërkesë për kthimin e telefonit në pronësi dhe menaxhim të zyrës së tij të avokatisë, të sekuestruar më 13 korrik, në ditën kur është kryer bastisja në njërën nga pronat e tij dhe ekzaminimin e tij para mediave.

Në letrën e drejtuar për Jasharin, UD. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, Sahit Krasniqi, Berisha ka kërkuar kthimin e telefonit të ndaluar, pasi sipas tij nuk ekziston baza ligjore për sekuestrimin tij të përkohshëm.

Kërkesa është bërë me arsyetimin se Berisha nuk i beson procesit hetimor të motivuar personalisht dhe politikisht nga prokurori Maloku, , raporton Gazeta Sinjali

“Komunikimi me prokurorin Rasim Maloku është objektivisht i pamundur, për shkak të urrejtjes dhe hakmarrjes që ky i fundit ushqen dhe synon kundër meje, si pasojë e denoncimit publik të krimeve të kryera nga i njëjti.”, thuhet në letër.

Berisha është arsyetuar po ashtu se qëllimi i kësaj kërkese nuk është pengimi i hetimit, apo fshehjes së përmbajtjes së materialeve që gjenden në telefonin e avokatisë, por për shkak të obligimit ligjor dhe etik, të ruajtjes së konfidencialitetit ë komunikimeve me klientët e tij.

Madje, Berisha ka ftuar Prokurorinë që të bëjë ekzaminimin e telefonit të avokatisë edhe në prani të mediave, një prokurori të paanshëm dhe në një afat sa më të shkurtër kohor.

Kujtojmë se më 12 korrik, me kërkesë të prokurorit Maloku, Gjykata Themelore në Ferizaj lëshoi urdhëresë për bastisje, por jo që kontrolli të kryhet në njërën nga shtëpitë e tij. Kërkesa ka qenë për t’u bastisur zyra e tij, ku ushtron profesionin e avokatisë që 13 vite, e jo ndonjë pronë tjetër, ashtu siç edhe ndodhi.

Gjatë bastisjes, përveç telefonit, Berishës iu sekuestrua edhe një armë, për të cilën kishte dy leje, përkundër që në urdhëresë ka qenë e specifikuar që të sekuestrohen vetëm armët pa leje.

Kujtojmë se avokati ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për ta shpërfaqur abuzimin e prokurorit, mashtrimet e tij dhe krimin që ka kryer në rastin kundër tij.

Gjithashtu lexoni:

Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” dhe administratores, dyshohen për përvetësim në detyrë

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Arrestohet një serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një malazias në Bërnjak, posedonte kokainë

KosovaNewss 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe
20:21 -15/05/2025
Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës
20:19 -15/05/2025
Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje
19:48 -15/05/2025
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?