Drita nëpërmjet një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se trajneri Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
“Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij.
Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen.
Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan në njoftimin e Dritës.
Nga 11 ndeshje si trajner i Dritës, Arsim Thaqi kishte regjistruar 5 fitore, 2 humbje dhe 4 barazime.