Një ngjarje që për pak ka mundur të përfundoj keq është evituar dy ditë më parë. Behet fjalë për prerës ilegal të druve që kanë kanosur me sëpatë një deputet të Kuvendit të Kosovës dhe një roje pylli të Parkut Nacional, në Bjeshkën e Bukoshit, raporton KosovaNews.
E gjithë ngjarje thuhet të ketë nisur kur roja e pyllit ka hasur dy ditë më parë (më 12 mars 2023) dy traktorë që po bartnin dru të prera ilegalisht.
“Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor. Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar sot Policia e Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sëpatë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.
Policia bëri të ditur se sot (me datë 14.03.2021) është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat.
“Në prezence të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews


