Një person është arrestuar në Pejë pasi të hënën në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari i kishte hapur të dashurës së tij një llogari në rrjete sociale dhe kishte publikuar video incizime intime të saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Kosovanews/
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë 03.07.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.