Është arrestuar një person dje në veri të Mitrovicës sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë, më 06 maj në orën 23:30, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Veri 06.05.2025-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.