Një grua është arrestuar të hënën në Gjakovë, nën dyshimin se si pastruese në një shtëpi kishte vjedhur para dhe stoli të ndryshme ari.
E dyshuara është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Soba” më 2 mars. Sipas raportit policor të 3 marsit, viktima ishte ankuar në Polici se person-a të dyshuar të panjohur kishin vjedhur stoli të ndryshme ari. Nuk ishte raportuar për të arrestuar.
Ndërsa të hënën është bërë e ditur se për këtë rast është arrestuar e dyshuara, që punonte si pastruese në këtë shtëpi.


