KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet ish-kryebashkiaku i Durrësit
Rajon

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Durrësit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:40 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shqipëri, ish kryebashkiaku socialist i Durrësit Vangjush Dako u arrestua të martën, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dako ndodhet tanimë në Drejtorinë e policisë së Tiranës.Mësohet se përveç tij, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin dhe të 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinjeren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit. Dyshimet lidhen me një leje ndërtimi të dhënë në kohën kur zoti Dako drejtonte Bashkinë, për një pallat i cili është dëmtuar më pas nga tërmeti i vitit 2019 e po ashtu dhe për parregullsi për një tender.Nga Prokuroria e Posaçme ende nuk ka të dhëna për hetimin që ajo ka zhvilluar dhe përgjegjësitë konkrete të personave për të cilët janë lëshuar urdhërat e arrestit.

Zoti Dako është një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj. Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. Pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk ndërmori asnjë hap public për t’u distancuar prej tij. Pak muaj pas vendimit të Departamentit të Shtetit, në emisionin Opinion në TV Klan ai deklaroi se Dako do të mbetej përherë miku i tij. “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk e përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik. E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im.Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar as nuk i kam kërkuar, as nuk kemi bashkëpunuar as kemi kërkuar bashkëpunim të të tjerëve, asnjë shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.Emri i zotit Dako u shfaq dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë socialiste. Përgjimet treguan një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes tyre dhe zotit Dako, i cili drejtoi Bashkinë e Durrësit nga viti 2011 deri në vitin 2019./VOA.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

KosovaNewss 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?