Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Klinë nën dyshimin për veprat penale – vjedhje e pyllit dhe – kanosje ndaj personave zyrtarë.Këto arrestime janë kryer gjatё implementimit tё planit operativ “Prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025 nё Klinё”, më 15.09.2025 dhe 16.09.2025.Nga të dyshuarit së bashku me masën drunore janë sekuestruar njё kamion dhe njё traktor.Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit dy nga personat e arrestuar janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Arrestohen tre persona në Klinë, dyshohen për prerje ilegale të pyjeve dhe kanosje ndaj personave zyrtarë
Gjithashtu lexoni:
KosovaNewss


