Dy zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Marrje e ryshfetit”.
Zëdhëndësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokuroria do të kërkojë që të pandehurit të jenë prezent gjatë trajtimit të procedures penale
“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre do të parashtrohet kërkesë e sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.
Rastin e ka konfirmuar edhe IPK-ja, duke rekomanduar edhe suspendimin e te dyshuarve
Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre do të parashtrohet kërkesë e sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se zyrtarët policorë e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar qytetarit një shumë monetare.
Për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në rrjedhën e hetimit si dhe për të mbrojtur integritetin e procedurës hetimore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tyre