Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona në Merdar, nën dyshimin se kanë kanosur dy zyrtarë policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, në pikëkalimin kufitar në Merdar.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.


