KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen në Volljakë të Klinës
Siguri

Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen në Volljakë të Klinës

KosovaNewss
KosovaNewss 21:47 -10/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të datës 18 nëntor 2025, me të cilin të akuzuarit Nderim Gashi, Ardit Gashi, Agron Gashi, Bahri Gashi dhe Basri Gashi u dënuan me 44 vjet burgim në total.

Ankesat e palëve u elaboruan në seancën e datës 26 mars 2026, e cila u mbajt nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Valbona Musliu-Selimaj – kryetare, Xhevdet Abazi – gjyqtar referues dhe Kadrije Goga-Lubishtani – anëtare e kolegjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit të shqiptuar ndaj të akuzuarve.

Në vijim, Apeli vlerëson se pretendimet e Prokurorisë Themelore në Pejë nuk janë të bazuara, ngase në ankesë, përveç që i përsërit rrethanat rënduese të potencuara në vendimin e Themelores, nuk ka cekur asnjë rrethanë tjetër me ndikim për shqiptimin e një dënimi tjetër.

- Reklamë -

Apeli njëjtë i vlerëson edhe pretendimet e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Fanol Krasniqi, duke konsideruar se në përmbajtjen e ankesës së tij flitet më shumë për kualifikimin juridik të veprave penale dhe atë duke pretenduar se të akuzuarit është dashur të shpallen fajtorë për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, e jo të lirohen të akuzuarit tjerë, e që me këtë edhe dënimi konsiderohet i butë, duke përfshirë të gjithë të akuzuarit.

Po ashtu, Apeli ka gjetur se edhe pretendimet ankimore të mbrojtësve të akuzuarve, avokatëve Emrush Kastrati, Ruzhdi Gashi, Muhamet Ibraj, Gzim Kollçaku dhe Gani Kelmendi janë të pabazuara.

Sipas Apelit, mbrojtësit e të akuzuarve nuk kanë cekur asnjë rrethanë tjetër lehtësuese që do të ndikonte në zbutjen e dënimit, që do të thotë se Themelorja i ka vlerësuar të gjitha rrethanat rënduese dhe, duke i marrë parasysh ato, u ka shqiptuar dënimin të akuzuarve si në dispozitiv të vendimit të ankimuar.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte siguruar incizimin e seancës së shpalljes së aktgjykimit, ku Nderim Gashi ishte dënuar me 28 vjet burgim, ndërsa Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi me nga 4 vjet secili për vrasjen e F.H., që kishte ndodhur në Volljakë të Klinës. Në total, në rigjykim ishin shqiptuar 44 vjet burgim, përderisa në gjykimin e parë ishin shqiptuar 84 vite burgim në total për të akuzuarit.

Pas vendimit të dytë të Themelores,  “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar  se vëllai i të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., Mahmut Hoxhaj, dyshohet se për hakmarrje ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi 44 vjet burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022.

Ai i kishte pritur viktimat në parking dhe kishte shtënë në drejtim të dy personave. Policia e kishte arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njëri nga të plagosurit ishte Basri Gashi, i cili është i akuzuar në rastin e vrasjes së vëllait të Hoxhajt dhe i cili më 17 tetor, pas shpalljes së aktgjykimit, u lirua nga masa e paraburgimit. I plagosuri tjetër ishte A.U., i cili kishte shkuar t’i marrë Gashin dhe të tjerët që ishin liruar nga paraburgimi.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e privuan nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohej se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Gjykimi për rrëmbim shkaku i borxhit 200 mijë euro, lënda i dërgohet kryetarit të gjykatës të vlerësojë se a ka bazë për përjashtim të trupit gjykues

KosovaNewss 10/05/2026 10/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?