KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli vërteton dënimin me 15 vite burgim për të akuzuarin që ushtroi dhunë ndaj gruas e cila më pas vdiq në QKUK
Siguri

Apeli vërteton dënimin me 15 vite burgim për të akuzuarin që ushtroi dhunë ndaj gruas e cila më pas vdiq në QKUK

KosovaNewss
KosovaNewss 15:04 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, përmes së cilit Ilir Haxhiaj ishte dënuar me 15 vite burgim efektiv, për akuzën se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja.

Haxhiaj akuzohej se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur makinën, kishte nxjerrë nga vetura me forcë tani të ndjerën dhe kishte filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit dhe pasi tani e ndjera ishte rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti. Më pas, H.D., kishte vdekur në QKUK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Apelit, me vendimin e 25 prillit 2023, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Haxhiaj, avokatit Shkëlzen Sopjani, ndërsa aktgjykimin e 16 janarit 2023, të Gjykatës Themelore në Prizren e ka vërtetuar.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se, aktgjykimi i shkallës së parë nuk është i përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, se janë vërtetuar faktet vendimtare për veprën penale lëndim i rëndë trupor për të cilin është shpallur fajtor i akuzuari.

“Gjykata e Apelit, ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, sipas ankesës së ushtruar përkitazi me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe ka ardhur në përfundim se i njëjti nuk përfshihet me shkeljet e pretenduara, të parapara në nenin 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas nenit 394 të KPPK. Kolegji ka ardhur në përfundim se gjykata e shkallës së parë, ka vërtetuar të gjitha faktet vendimtare, të cilat e karakterizojnë veprën penale lëndim i rëndë trupor, nga neni 186 par.5 lidhur me par.1 të KPK, për të cilin është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim përkatës ligjor”, thuhet në vendimin e Apelit.

Apeli ka vlerësuar se në këtë çështje penale gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka vërtetuar gjendjen faktike.

Sipas Apelit, shkalla e parë, me rastin e marrjes së vendimit ka marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese që ndikojnë në marrjen e një vendimi sa më të drejtë dhe të arrihet qëllimi i dënimit.

“Me rastin e marrjes së vendimit për dënimin, gjykata e shkallës së parë ka pasur parasysh të gjitha rrethanat që ndikojnë në marrjen e vendimit sa më të drejtë, duke respektuar dispozitat ligjore të cilat u referohen, sikurse rrethanave lehtësuese, po ashtu edhe atyre rënduese, sikurse që janë se me dënimin e shqiptuar pritet që të arrihet efekti dhe qellmi i të njëjtit. Si rrethana lehtësuese rezulton se ka pasur parasysh se i akuzuari është baba i pesë fëmijëve, i gjendjes së varfër ekonomike, kurse si rrethanë rënduese ka pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, e cila ka qenë shumë e vrazhdë, sepse nga kjo vepër penale ka humbur jetën një person – ish bashkëshortja, si dhe shkallën e intensitetit të kryerjes së të njëjtës”, thuhet në vendim.

Kundër aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prizren, në afat ligjor ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Haxhiaj, avokati Sopjani, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe vendimit lidhur me sanksionin penal.

Në ankesën e ushtruar, Sopjani kishte propozuar që Gjykata e Apelit, ta aprovon si të bazuar ankesën dhe aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, të anulohet, ashtu që çështja penale ti kthehet të njëjtë gjykatë në rigjykim e vendosje.

Ndryshe, Haxhiaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në shkurt të vitit 2021 dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh.

Mirëpo, Gjykata Supreme sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të avokatit mbrojtës, rastin e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohej se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Ëagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H.D., e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerrë nga vetura me forcë të ndjerën.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalë jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.

Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë. 

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?