Po zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madrid dhe Manchester Cityt në UEFA Champions League.
Trajneri i klubit spanjoll, Carlo Ancelotti ka barazuar rekordin e ish-trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson me më së shumti ndeshje të menaxhuara në Ligën e Kampionëve.
Ancelotti dhe Ferguson tani kanë nga 190 ndeshje në kompeticionin më të madh të futbollit në Europë.
Kujtojmë që Ancelotti e ka fituar katër herë këtë kompeticion, kurse ish-trajneri i Manchester Unitedit vetëm dy herë.