KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
Politikë

Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re

KosovaNewss
KosovaNewss 21:57 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka kërkuar që në Kosovë sa më shpejt të krijohet qeveria e re, e cila sipas tij do t`i jepte llogari për punën e saj Kuvendit të Kosovës.

Për më tepër, ambasadori Guerot, në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se nuk është punë e tij se kush do të jetë në krye të institucioneve të vendit, por tha se e ka të rëndësishme të sigurohet të ketë nga Kosova partner për punët e përbashkëta diplomatike mes dy vendeve.

Guerot tha se në takimin e 12 majit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti përveç situatës aktuale politike kanë folur edhe për aplikacionin për Këshillin e Evropës, asociacionin e dialogun.

“[Në takim me kryeministrin Kurti] kemi diskutuar edhe për aplikacionin e Kosovës për Këshillin e Evropës, çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe më gjerësisht për çështjen e dialogut, përsëri edhe këtu na nevojitet një qeveri e përgjegjshme para kuvendit. Na duhen partnerët, ne jemi partner të Kosovës, na duhet dikush për të biseduar me ta”, tha Guerot.

Sipas tij, sa i përket mbështetjes së dialogut është  thënë qartë edhe nga presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, se duhet që të ecet përpara. Kjo sipas Guerot dëshmon mbështetjen e Evropës dhe pritjet për progres nga dialogu.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar mesazhet e presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, ishte tejet i qartë dhe konstruktiv me drejtim pozitiv në atë që kishte thënë lidhur me dialogun. Ai ka thënë ejani të riangazhohemi në dialog duam të lëvizin përpara Kosova e Serbia. Pra nuk  bëhet fjalë për rënie të mbështetjes nga vendi jonë, nga Evropa sepse jemi në të njëjtën linjë të gjithë për të parë progres”.

“Por na duhet qeveri përgjegjëse para kuvendit dhe nga pikëvështrimi im, nuk do të them natyrisht çfarë qeverise e kush do të duhet të ishte kryetar i kuvendit, kjo nuk është puna ime. Punë e imja është që të sigurohem ta kemi një partner për vendin tim, ta kemi një partner në punët tona të përbashkëta diplomatike”, tha Guerot

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

KosovaNewss 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme
20:46 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?