KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori britanik bën thirrje për formimin urgjent të institucioneve në Kosovë
Politikë

Ambasadori britanik bën thirrje për formimin urgjent të institucioneve në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:32 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ndodhet në një moment vendimtar politik, në një periudhë ku zvarritja e proceseve institucionale mund të ketë pasoja për të ardhmen euroatlantike të saj.

Kështu ka vlerësuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili përmes një kolumne të shpërndarë për media ka bërë thirrje të qartë për lidershipin politik që të veprojë pa vonesa në formimin e institucioneve të reja.

Në kolumnen e tij, Hargreaves u ka bërë thirrje liderëve të të gjitha subjekteve politike që të tregojnë vendosmëri dhe vizion për vendin, duke theksuar nevojën që Kosova ta marrë vetë iniciativën për të ndikuar në të ardhmen e saj, e jo të jetë e varur nga veprimet e faktorëve të jashtëm.

“Ashtu si po ndodh me marrëdhënien e re Mbretëri e Bashkuar – BE, ai inkurajoi Kosovën të ofrojë pragmatizëm, dhe jo pozicione puriste. Disa vende të Ballkanit Perëndimor po shënojnë përparim të mirë drejt hyrjes në BE. Nëse materializohen hapa konkretë drejt paqes në Ukrainë, mund të përshpejtohet edhe progresi drejt anëtarësimit në BE”, thekson ambasadori britanik.

Në vijim, ai potencoi mbështetjen që Britania e Madhe ka për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë integrimin në NATO, por me kusht që vendi të përmbushë standardet e nevojshme.

“Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të donte ta shihte Kosovën në NATO – atëherë kur forcat dhe mekanizmat e saj të mbikëqyrjes të përmbushin standardet përkatëse. Në mënyrë që të arrihen këto qëllime, Kosova do të ketë nevojë për diplomaci të shkëlqyer aktive – përfshirë marrjen e vendimeve të vështira – për të arritur këto dy qëllime, duhet filluar me hapa të rinj përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”, ka deklaruar ai në kolumnën për Express.

Ambasadori britanik po ashtu ka nënvizuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e lidhur këtë me përkushtimin e vendit ndaj të drejtave të komuniteteve joshumicë.

“Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në çdo moment – kur Kosova ta ketë kryer punën e vështirë për të bindur shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbresëlënëse mbështetet nga një qëllim i vërtetë për të mbrojtur komunitetet joshumicë”, theksoi Hargreaves.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat

Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real

Kurti: Do t’i kemi 61 vota për Qeveri, por së pari duhet të konstituohet Kuvendi

KosovaNewss 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
21:47 -20/05/2025
Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat
21:23 -20/05/2025
Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ
21:01 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?