Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi pas situatës së zhvilluar gjatë ditës së djeshmë në kuvend ka kritikuar PDK-në, duke thënë se kjo parti më anjëherë nuk do të marrë vota nga qytetarët e Kosovës.
Kjo pasi sipas Lajçit, PDK-ja zhvilloj në kuvend situatë të pakëndshme për pushtet.
Lajçi u ka bërë thirrje antarëve të PDK-së që të shkojnë në Beograd, pasi përmend votimin e Gjykatës Speciale të bërë nga e njëjta parti.
Shkrimtari Çun Lajçi në fund ka shtuar se nuk e don kryeministrin Kurti, por njeriun që nuk ia shet atdheun.
Më poshtë reagimi i plotë:
“Ju pashë!
Jo juve, ç’me duheni ju, pashë fytyrat e qenve të tërbuem për ujë!
Edhe shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emën, sot e muerën përgjigjën; – etjën për gjak vëllau!
Tani, Ju që i dërguet çlirimtarët n’birucë, (me votat tueja), sot me grushtat tuej i përmutët fytyrat me shumë ngjyra!
Edhe atë grimë dashni që e kisha për luftën e heroizmin tuej, sot e 100 vjet vdiq n’zemrën time!
Edhe atë grimë dyshimi që e pata për Kurtin, sot e njiqindvjet jetoftë n’kujtesën time, – se ju m’detyruet!
Ju, PDK kurrë ma votë populli s’do t’merrni.
– Shkoni në Beograd e gllasituni!
Nji marre e patet kur e votuet Specialën e marrën e dytë sot, kur e grushtuet vëllaun!
Cila asht marria e rradhës?Gjaku?
U munduet me grushta ti mbuloni fëllqësitë e hajnitë e Vuçiqit i çuet fjalë; – na ke n’ballë t’militarve!
P.S
– s’e dua Albinin po njeriun që s’ma shet atdheun, ket harrova m’ua thanë Juve që po m’queni militant të VV-së!
Dhe
Edhe Edi Rama që deri dje ishte i keq, sot iu tregoi se kujt ia batë qejfin e si ia çuet selamin!
Shëngjin, 13.07.2023”, ka shkruar Lajçi.